Politike

Projektbuxheti 2022/ Kryemadhi: Do ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend

4 Nëntor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Projektbuxheti 2022/ Kryemadhi: Do ofrojmë propozimet tona ligjore në

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale që ka hapur ka nisur të analizojë projektbuxhetin e vitit 2022. Me anë të një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se duke qenë se qytetarët ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike, ata pasi të analizojnë projektbuxhetin do të japin idetë dhe propozimet e tyre, në mënyrë që të realizohet një shërbim shëndetësor dhe i përballueshëm për qytetarët.

Postimi i Plotë:

Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike analiza e ptojektbuxhetit lsi monika kryemadhi sistemi shendetesor analiza e ptojektbuxhetit lsi monika kryemadhi sistemi shendetesor

Sondazh

Poll