Politike

Vetëm 3 vende në ‘Open Ballkan’, Rama: Të gjithë do të vijnë këtu, s’kanë ku shkojnë

4 Nëntor 2021, 20:21 Nga DOSJA
Vetëm 3 vende në ‘Open Ballkan’, Rama: Të gjithë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se nisma ‘Ballkani i Hapur’ është për të ardhmen e rajonit, duke parashikuar se shumë shpejt palët do të bëheshin bashkë. Në një intervistë për Report Tv, Rama u pyet edhe për qasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me Kosovën, si vend i pavarur. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se s’mund të bënte komente pasi mund të konsideroheshin si spekulime.

PJESË NGA INTERVISTA:

Edi Rama: Prezenca e kryeministrit malazez në darkën me Vuçiç? Jam i bindur që të gjithë do të vijnë këtu se nuk kanë ku shkojnë. Në sensin e prijes drejt të ardhmes. Nuk është projekt që lindi hajde se po bëjmë diçka për t’i gjetur vetes punë. Është projekt që lidhet me të ardhmen e këtij rajoni. Mosdakordësia ime më e madhe me presidentin serb është ajo për Kosovën, por besoj se në paqe zgjidhen me dialog.

Ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç për Kosovën?

Edi Rama: Nuk bëj komente të tilla se janë spekulative. Është në interesin e kombit shqiptar që t’i hyjnë kësaj rruge me vullnetin për t’ja dalë dhe për të marrë atë që i takon.

SHBA mbështet Open Ballkan por kërkon 6 shtete, ç’domethenë kjo? Pse nuk i bashkohen vendet e tjera, cili ështe meraku i tyre?

Edi Rama: Nuk dua të flas për të tjerët. Të mos i bashkohesh kësaj nisme është gjykim sovran dhe legjtim, por në këndvështrimin tim është i gabuar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll