Politike

5.6 mld lekë ku shkuan? Vojo Bregu kap gabimin tek ministrja Ibrahimaj, ç’nuk shkon

4 Nëntor 2021, 21:16 Nga DOSJA
5.6 mld lekë ku shkuan? Vojo Bregu kap gabimin tek ministrja Ibrahimaj,

TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka kapur një gabim që “kushton” jo pak por 5.6 miliardë lekë. Duke krahasuar postimet e dy ministreve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai ka vënë në dukje gabimin e bërë.

Në postimin e bërë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, fillimisht buxheti për bujqësinë ishte caktuar 7.1 miliardë lekë. Më pas brenda sekondave u ndryshua në shifrën e 12.7 mld euro.

“Me mbështetjen më të madhe ndër vite prej 7.1 miliardë lekë për fermerët përmes skemave, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe Garancisë Sovrane,”-shkruhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike vojo bregu vojo bregu

Sondazh

Poll