Politike

Trekëndëshi i Bermudës/ Rama: Basha u distancua dhe nga unë, i hapur për bashkëpunim

4 Nëntor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Trekëndëshi i Bermudës/ Rama: Basha u distancua dhe nga unë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me paralelizimin për ‘Trekëndëshin e Bermudës’. Në një intervistë për Report Tv, Rama tha se Basha përjashtoi dhe vetë atë, por megjithatë u shpreh se ishte gjithmonë gati për bashkëpunim me opozitën. Po ashtu, kreu i qeverisë komentoi edhe çështjen e zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Ne jemi gati që të bashkëpunojnë me opozitën në parlament. E kam thënë që në nisje të këtij sezoni politik. Përsëri kjo qëndron. Është sot lider me karakter? Karakteri nuk është sëmundje ngjitëse. Çështja e karakterit është e lidhur me shumë e shumë gjëra por nuk dua të hyj në këtë.

A do bashkëpunoni tani që Basha u distancua nga Berisha dhe nga Meta?

Edi Rama: Ai u distancua edhe nga unë. Nuk marr seriozisht asgjë nga ato që thotë Lulzim Basha deri më tani. Përtej emrit dhe karakterit, opozita në Parlament është PD dhe kryetari është Basha. Opozitën nuk e zgjedh, e zgjedhin të tjerët. Po të mendonin gjërat më të mira për njëri-tjetrin, do ishim në një parti bashkë.

Zgjatja e mandateve të Vettingut…

Edi Rama: Vettingu është në programin e reformës në Drejtësi, janë të përfshirë BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD janë të PD. Për to ne mund të diskutojmë. Në një nismë kur jemi 4 dhe ata të tjerët nuk janë Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, nuk themi dot që kjo është kusht për këtë. Nuk ia kërkoj unë PD zgjatjen e procesit. Ia kërkon interesi kombëtar dhe publik i vendit. Patjetër që nëse ata thonë jo, askush nuk do t’u vërë litarin në fyt. 

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll