Politike

‘A i tërhoqe veshin?’/ Rama: Kam folur me Zaev pas dorëheqjes… (NO COMMENT)

4 Nëntor 2021, 20:12 Nga DOSJA
‘A i tërhoqe veshin?’/ Rama: Kam folur me Zaev pas

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’ gjatë vizitës së tij në Beograd. Në një intervistë për Report Tv, Rama u shpreh se nuk besonte që largimi i kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, do të ndikonte tek nisma ‘Ballkani i Hapur’. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se ka komunikuar me Zoran Zaev dhe faktorin shqiptar por nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje lidhur me bisedën telefonike me ta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Edi Rama: Nuk e besoj, nuk është një nismë që lidhet me persona por me rajonin. Jemi për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë. Është e vetmja rrugë për ta jetësuar këtë proces dhe për ta zgjeruar kapacitetin e vendeve tona.

Një nismë me 2 vende do të kishte kuptim?

Edi Rama: Pavarësisht çfarë thuhet dhe mendohet, vlen të diskutohet ajo që kemi. Duhet parë si do të vazhdojë ai proces.

Keni folur me Zaev?

Edi Rama: Kemi folur po! (Nuk thotë më detaje të tjera) Janë dinamika të brendshme, nuk dua të hyj dhe t’i komentoj është puna e tyre. Një gjë është e sigurtë që Zaev është forcë pozitive për shqiptarët dhe harmoninë në bashkëjetesën mes popullit maqedonas dhe shqiptar. Për të gjitha mendoj që meriton respekt nga të gjithë shqiptarët.

Mund t’i keni tërhequr veshin Zaevit për dorëheqjen?

Edi Rama: I bindur që e bëni për batutë, por unë nuk I tërheq veshin askujt. Ai ka qenë forcë pozitive për Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open ballkan ne beograd edi rama open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll