Politike

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin, Xhafaj: Basha të kërkojë ndjesë publike

4 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin, Xhafaj: Basha të

TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot padinë e Shoqatës së Bashkive për 30 qershorin, duke legjitimuar zgjedhjet vendore. Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht. Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues. Lulzim Basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike. Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët. Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, u shpreh Xhafaj.

Marrë nga Syri

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir xhafaj gjykata kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit fatmir xhafaj gjykata kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll