Politike

GJK-ja i dha “ok” zgjedhjeve të 2019-ës, PS: Populli doli mbi partitë!

4 Nëntor 2021, 18:17 Nga DOSJA
GJK-ja i dha “ok” zgjedhjeve të 2019-ës, PS: Populli doli

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në emër të Partisë Socialiste ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 si të vlefshme. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, zyrtari socialist theksoi se këto zgjedhje “vendosin popullin shqiptar mbi të gjitha partitë politike”. Balla shkruan gjithashtu se 30 qershori 2019 u çertifikua si “datë e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe”.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojrash të partive me popullin,”-tha Balla.

Mesazhi i Taulant Ballës

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojrash të partive me popullin. Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 shkaktuan një krizë të madhe politike në vend pasi opozita nuk pranoi të garonte duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si rrezik të deformimit të zgjedhësve. Presidenti Meta ç’dekretoi datën 30 qershor 2019 duke kërkuar që zgjedhjet lokale të mbaheshin në 13 tetor të atij viti. Ky vendim i kreut të shtetit u konsiderua si shkelje kushtetuese nga mazhoranca.

Pavarësisht kritikave si “zgjedhje moniste” ku garoi vetëm Partia Socialiste, zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 u konsideruan si zgjedhje legjitime nga faktori ndërkombëtar. Sot, kërkesa e opozitës për delegjitimimin e tyre mori përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese per 30 qershorin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 gjykata kushtetuese per 30 qershorin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll