Aktualitet

Mësues dhe nxënës me COVID, mbyllet për 10 ditë shkolla në Sarandë

4 Nëntor 2021, 19:50 Nga DOSJA
Mësues dhe nxënës me COVID, mbyllet për 10 ditë shkolla

SARANDË – Shkolla e Mesme “Qazim Pali” në Borsh do të qëndrojë e mbyllur për 10 ditë. Ky është vendimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë teksa 6 nxënës dhe 7 mësues rezultuan pozitiv me koronavirus gjatë testimeve të fundit.

Sipas informacioneve, të gjithë mësuesit e kësaj shkolle kanë marrë të dy dozat e vaksinës, mes tyre edhe mësuesit e infektuar me COVID-19.

Shkolla  e mesme “Qazim Pali” në Borsh frekuentohet nga 150 nxënës dhe në të japin mësim 15 mësues.

Që prej fillimit të vitit të ri shkollor, mbyllja e shkollës “Qazim Pali” është rasti i parë që një institucion arsimor detyrohet të mbyllet përkohësisht.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll