Aktualitet

Zjarr në Vlorë, merr flakë banesa e braktisur, lagjja Pavarësia ngel pa drita

4 Nëntor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Zjarr në Vlorë, merr flakë banesa e braktisur, lagjja

VLORË- Një banesë ka marrë flakë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se nga flakët e shumta, ëstë ndërprerë e gjithë energjia elektrike në lagjen Pavarësia në qytetin bregdetar.

Shtëpia që është përfshirë nga flakët është në pranë Stadiumit të qytetit, ndërkohë që ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të zonës. Mësohet se banesë që ka marrë flakë është e braktisur dhe askush nuk jeton aty prej vitesh, ndërkohë që flakët rrezikohen të përhapen edhe në banesat pranë saj.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake banesa ne vlore zjarr ne vlore merr flake banesa ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll