Aktualitet

La flokë brenda kapeles! Nga Laçi, identifikohet një nga grabitësit e Nazmi Çangut

4 Nëntor 2021, 17:47 Nga DOSJA
La flokë brenda kapeles! Nga Laçi, identifikohet një nga

TIRANË– Identifikohet një nga autorët e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu, i cili disa ditë më parë ra pre e grabitjes së banesës së tij në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se nga materialet e gjetura nga grupi hetimor ka rezultuar se AND-ja e një fije floku, e cila u gjet brenda një kapeleje, i përket një qytetari nga Laçi.

Edhe pse nuk ka dalë ende emri i tij, ABC mëson se një nga të dyshuarit kryesor për ngjarjen jeton në Tiranë, por nuk dihet asnjë detaj tjetër. Për disa ditë me radhë, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar se kush janë personat me të cilët ai ka kryer grabitjen por mesa duket nuk ka pasur rezultat.

Po ashtu, për arrestimin e tij, Policia organizoi pak ditë më parë një operacion në një zonë periferike të kryeqytetit, por në momentin e ndërhyrjes ai i shpëtoi forcave të rendit

Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut, rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona, të cilët kanë lënë pas shumë material për t’i nxjerrë zbuluar. Ndërkohë që ende nuk dihet sesi kanë mundur që të futen në banesën e biznesmenit në orët e  para të mëngjesit të 24 tetorit. Nga vetë Çangu pretendohet se i kanë marrë më shumë se 100 mijë euro nga kasaforta, por ka edhe një teori tjetër që grabitësit kanë hyrë për dokumenta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu nazmi çangu dhunohet nazmi cangu nazmi çangu

Sondazh

Poll