Aktualitet

Çudira pa fund! Voltana Ademi “ngujon” punonjësit e Bashkisë, kyç dyert me zinxhirë

4 Nëntor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Çudira pa fund! Voltana Ademi “ngujon” punonjësit e

SHKODËR- Ajo që nuk e kishim menduar, ndodhi! Në zyrat e bashkisë së Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, prej dy ditësh mbajnë brenda punonjësit. Dera e bashkisë është e mbyllur me zinxhirë me qëllim që punonjësit të mos shkonin me vonesë në punë dhe që kur të shkojnë në punë, të mos kenë munësi për të dalë.

Lidhur me këtë ndodhi, duke postuar edhe foto, gazetari Klod Zhivani shkruan: Më 3 shtator mbylli dyert e Bashkisë Shkodër me drry, si zgjidhje që punëtorët të mos i vijnë me vonesë në punë. Sot me 4 nëntor, mbyll prapë dyert e bashkisë që të mos i iknin më herët nga puna. Ka vite që në këtë vend asnjë lloj marrëzie dhe çmendurie nuk më bën përshtypje, por për këtë nuk gjej fjalë.

Kaq e vështirë është që të punojnë njerëzit në atë bashki? 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër shkoder voltana ademi bashkia shkodër shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll