Aktualitet

Protestat në ‘5 maj’, banori: Pse Veliaj ka spostuar rrugën ‘Besa’ në projekt?!

4 Nëntor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Protestat në ‘5 maj’, banori: Pse Veliaj ka spostuar

TIRANË – Një pjesë e banorëve të lagjes së “5 majit” në kryeqytet i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të tregojë se çfarë zonash banimi dhe rrugësh prek projekti i ri i miratuar nga qeveria shqiptare. Teksa vazhdojnë protestat kundër prishjes së shtëpive të tyre nga IKMT-ja, disa prej banorëve janë shprehur se qeveria socialiste po sillet ndaj tyre më keq se ish-diktatori Enver Hoxha dhe se shtëpitë nuk i kanë ndërtuar me para droge.

“I bëj thirrje Erion Velisë të nxjerrë ata që i mban me rroga. Nxirri nëpër lagje të vijnë të na regjistrojnë. Nuk jemi duker kërkuar asgjë jashtë ligjit. Ai që ka letra cilësoja ke për të marrë këtë gjë. Ta dimë çfarë na takon. Mos të kujtojnë se jena shpellarë. Kemi shtëpitë tona. Nuk i kemi bërë me drogë, por me djersën e ballit. Më i keq se Enver Hoxha kush ka qenë? Këta po e bëjnë më zi se Enver Hoxha. Nuk jemi duke kërkuar asgjë jashtë ligjit. Janë të gjithë banorë. Të vijnë të na gjejnë djemtë e hallave, tezeve. Nëse vijnë ata, vijnë për të na mbështetur”, deklaron njëri prej banorëve të “5 majit”.

Njëri tjetër prej banorëve që proteston kundër prishjes së shtëpive në lagjen “5 maj” kërkon nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të publikojë dhe të sqarojë projektin ndërtues që prek lagjen e “5 majit”. Ai i kërkoi llogari kreut të bashkisë së kryeqytetit se përse ka devijuar nga projekti rrugën “Besa”, pasi sipas tij kjo do të sjellë prishjen e 250 shtëpive të tjera.

“Këta banorët që janë mbledhur këtu i kërkojnë bashkisë të na informojë: Rrugën ‘Pal Hasi’ a e ka projekti? Është këtu në mes. Rrugën ‘Pandi Stilo’ e ka projekti? M’u përgjigj po ose jo kur të kesh kohë. Rrugën ‘Ramazan Sauku’ e ka projekti? Rrugën ‘Hysen Kukaleshi’ e ka projekti Ymer Sallaku e ka apo jo projekti? Rrugën ‘Gëzim Kaceli’ e ka projekti apo nuk e ka? Rrugën ‘Mustafa Kasmi’ e ka projekti? Rrugën ‘Aleksandër Hobdari’, i ka këto rrugë projekti? Pra, të gjitha këto rrugë i ka projekti deri në bulevardin e ri. Për të konfirmuar që nuk e ka me veten tij, por me veriorët dhe njerëzit që kanë ardhur në njësinë 8, përse e sposton rrugën ‘Besa’ nga aktualja ku është po e fut mes për mes rrugës së lagjes ku dhe aty do prishësh nja 250 familje, nga rruga 5 maj, që e ke 21 m të gjerë deri në bulevardin e ri, ku dhe aty do preken 215 familje?! Mes për mes lagjes e ke futur nga shkolla që po ndërtohet deri në bulevardin e ri. Spostimin e rrugës për interesin e kujt ndërtuesi e ke bërë?! Ishalla ke mendje në kokë dhe përgjigjesh si njerëzit!”, shprehet një tjetër banor në lagjen “5 maj” në Tiranë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll