Aktualitet

Protesta në “5 maj”/ Banorët: Veliaj e ka problemin me ne veriorët

4 Nëntor 2021, 17:15 Nga DOSJA
Protesta në “5 maj”/ Banorët: Veliaj e ka problemin me ne

TIRANË- Banorët e lagjes “5 maji” në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë! Njëzëri ata i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të tregojë se çfarë zonash banimi dhe rrugësh prek projekti i ri i miratuar nga qeveria shqiptare.

Teksa vazhdojnë protestat kundër prishjes së shtëpive të tyre nga IKMT-ja, disa prej banorëve kërkojnë nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të publikojë dhe të sqarojë projektin ndërtues që prek lagjen e “5 majit”. Ai i kërkoi llogari kreut të bashkisë së kryeqytetit se përse ka devijuar nga projekti rrugën “Besa”, pasi sipas tij kjo do të sjellë prishjen e 250 shtëpive të tjera.

“Rrugën Pal Hasi a e ka projekti? Është këtu në mes. Ramayan Sauku, Ymer Sallaku e ka apo jo projekti? Rrugën Aleksandër Hobdari, i ka këto rrugë projekti?. Kryetari i bashkisë duhet ta dijë mirë se problemin nuk e ka me veten, e ka me veriorët në njësinë 8 që kemi ardhur. Pse nuk e ka zbardh  Rrugën ‘Besa’? Pse e fut mes për mes? Se do prishen 250 shtëpi. Rrugën Besa e ke spostuar për ndonjë nga njerëzit e tu”, shprehet banori i lagjes “5 maj”.

Protestat te “5 Maji” në Tiranë kanë nisur prej disa javësh nga banorët, të cilët janë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti. 

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit tirane protestojne banoret e 5 majit tirane

Sondazh

Poll