Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin, 54-vjeçari rëndë në spital

4 Nëntor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin,

POGRADEC– Një aksident është shënuar pasditen e sotme më parë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, një 54-vjeçar me iniciale A.D., e për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit ku edhe ndodhet në reanimacion. Nga ana e Policisë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit ndërkohë që po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec pogradec aksident në pogradec pogradec

Sondazh

Poll