Aktualitet

Rishfaqet Zani Çaushi, kërkon t’i llogaritet burgu nga koha e paraburgimit

4 Nëntor 2021, 17:51 Nga DOSJA
Rishfaqet Zani Çaushi, kërkon t’i llogaritet burgu nga koha e

KORÇË – Njëri prej kapobandave më famëkeqe të vitit 1997 Myrteza Caushi (Zani) kërkon që t’i llogaritën saktë ditët e qëndrimit në paraburgim si kohë e vuajtjes së dënimit. Përpara dy ditësh, ish-kreu i bandës kriminale të Vlorës i ka dërguar kërkesë në Gjykatën e Rrethit të Korçës për t’iu llogaritur të gjitha ditët e qëndrimit në paraburgim nga 3 shtatori 1999 deri në datën e dhënies së vendimit “dënim me burgim të përjetshëm” si kohë e qëndrimit në burg.

Në korrik të vitit të kaluar, ai bëri kërkesë për të fituar lirimin me kusht duke arsyetuar se ka kryer shumicën e dënimit dhe se është rehabilituar, ndërsa pas refuzimit të kësaj kërkese, Caushi bëri një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçës për të llogaritur saktë vitet e qëndrimit në burg. Ai pretendon se ka kryer mbi 31 vite burg dhe jo 25. Aktualisht, ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Myrteza Caushi u bë i njohur gjatë trazirave në Shqipëri gjatë vitit 1997 kur falimentimi i firmave piramidale solli hapjen depove të armatimit, burgjeve duke bërë që shteti shqiptar të binte në kolaps. Caushi krijoi një nga bandat më të tmerrshme të kohës së bashku me miq në Vlorë dhe të afërm të tij duke kryer krime të rënda si: vrasje, pengmarrje, grabitje, përdhunime gjatë periudhës mars-korrik 1997. Rivaliteti me bandat e Gaxhait, Kakamit dhe Ujit të Ftohtë në Vlorë shkaktuan një zinxhir vrasjesh dhe hakmarrjesh në qytetin bregdetar. ‘Zani’ ishte dënuar në Greqi me 101 vite burg, por arriti të arratisej dhe të kthehej në vendlindje në vitin 1997.

Fillimisht, ai u arrestua pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997, por u lirua një vit më pas, për mungesë provash. Më pas, në 3 shtator 1999, policia e shteti prangosi sërish Zani Caushin. Pas një sërë seancash gjyqësore, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet myrteza caushi zani caushi myrteza caushi zani caushi

Sondazh

Poll