Aktualitet

KUVEND/ Manastirliu: Green pass për lokalet! Ahmetaj: Votoni ‘Bashkëqeverisjen’

4 Nëntor 2021, 06:47 Nga DOSJA
KUVEND/ Manastirliu: Green pass për lokalet! Ahmetaj: Votoni

TIRANË– Projektligji për Bashkëqeverisjen ka marrë sot OK-n nga kuvendi i Shqipërisë. Mësohet se me 73 vota pro dhe 42 kundër kjo nisma ka kaluar në Kuvend. Gjithashtu në Parlament u miratua e 112 vota pro edhe marrëveshja me kompaninë e vaksinave Pfizer. Seanca në Kuvendin e Shqipërisë nisi ditën e sotme me interperlancën e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Ky i fundit, nga foltorja deklaroi se Ministria e Shëndetësisë e ka mbushur vendin tonë me vaksina të pasigurta, siç është ajo ruse dhe kineze. Sipas Shehut, qytetarët shqiptarë meritojnë të vaksinohen me vaksina të certifikuara njësoj si qytetarët evropianë. Shehu ka akuzuar qeverinë se ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid në vend, pasi sipas tij Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë. Shehu shtoi se nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private. Shehu kërkoi që të shpërndahet komiteti ekzistues, pasi sipas deputetit të PD-së është thjeshtë një instrument në duart e qeverisë.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gjitha vaksinat që përdoren në vendin tonë janë të aprovuara nga OBSH. Manastirliu shtoi se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH për vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në mesin e vitit 2022. Ministrja shtoi se do të vendoset ‘green pass’ për t’u futur në lokale, në mënyrë që të gjithë qytetarët që duan të ulen në bare e restorante, duhet të jenë të vaksinuar. Manastirliu i ka bërë thirrje Shehut që të ndalë dezinformimin që sipas saj ka nisur që prej 18 muajsh. Në lidhje me projektligjin e ‘Bashkëqeverisjes’, ministri Arben Ahmetaj i kërkoi opozitës që ta votojnë, pasi ato do të bashkëqeverisin në mënyrë inovative dhe do të ndihmojnë qytetarët. Debate pati edhe mes deputetit Luçiano Boçit dhe ministres Evis Kushi. Në këtë seancë plenare mungoi kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTOT/ Seanca plenare në Kuvend, veshjet e deputetëve që ranë në sy

Miratohet projektligji për bashkëqeverisjen dhe marrëveshja me Pfizer

‘Bashkëqeverisja’, Kryemadhi: Sjell mbivendosje, krijoni sindikatë të administratës

‘Bashkëqeverisja’, Ahmetaj-opozitës: Mos e refuzoni ligjin, do t’ju lutesha..hajdeni

DEBATI me Ahmetajn, Tabaku: Bën batuta 2 lekëshe, do përfundosh në SPAK

Çadra e Ramës! Vokshi: Shikoni foton me logo në mes të Beogradit, lidhja me tenderin

Abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz,Vokshi: Kërkoj ngritjen e Komisionit, dëgjesë URGJENTE

‘Prind 1&2’/ Boçi nga Kuvendi: Do dilni me teori dhe për motër e vëlla

Dhunimi i vajzës përplas Boçin me Kushin, ministrja: Turp, i përdorni politikisht

Manastirliu: Do vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale

Manastirliu: Mos i vini në dyshim vaksinat që vijnë në Shqipëri, janë të miratuara

“Po bëni sallatë ruse me vaksinat”, Shehu nis interperlancën me Manastirliun

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise ogerta manastirliu seance plenare 4 nentor 2021 tritan shehu kuvendi i shqiperise ogerta manastirliu seance plenare 4 nentor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll