Aktualitet

“40% e policëve janë me Kredi”/ Artan Hoxha: U kanë mbyllur edhe mensat

4 Nëntor 2021, 16:24 Nga DOSJA
“40% e policëve janë me Kredi”/ Artan Hoxha: U kanë

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se niveli bazë i pagës së një polici në vend është 43 mijë lekë të reja. Gjatë një interviste në emisionin Bardh a Zi në Abc Neës, Hoxha tha se 40% e punonjësve të policisë kanë kredi për të shlyer.

“Niveli bazë i pagesës së një polici në Shqipëri është vetëm 43 mijë lekë. Çdo i ri me këtë pagesë a mbijeton dot? Duhet të ketë nivelin e pasionit në shkallën sipërore që të përballojë jetesën. 40% e punonjësve të Policisë së Shtetit janë me kredi”, tha Hoxha.

Ai shtoi se tashmë në Policinë e Shtetit janë hequr edhe mensat e ushqimeve, të cilat shërbenin për punonjësit me çmim të ulët.

“Të kërkosh sot kur kemi grupe kriminale që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Pistoletat që përdor policia e shtetit janë tokarev. Tek veshja vihet një rrip dhe në këllëf futet pistoleta. Ne sot jemi pesë vite pasi kemi nisur reformën për drejtësi. Gjyqtarë dhe prokurorë i filtruam. Tani as prokurori as gjyqtari nuk bëjnë arrestim. I bëjnë këta që nuk dinë ku i zë nata. Çdo komisariat policie ka pasur mensë sidomos për ata që punonin larg vendit të banimit. Sot nuk ekzistojnë me. Edhe RENEA që është repart special nuk merr ushqim”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha policia e shtetit artan hoxha policia e shtetit

Sondazh

Poll