Aktualitet

Justifikoi vilën me punën si fermer/ Gjyqtari Nazmi Troka shkarkohet nga Vettingu

4 Nëntor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Justifikoi vilën me punën si fermer/ Gjyqtari Nazmi Troka shkarkohet

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka. Ky i fundit sot zgjodhi që të mos ishte i pranishëm në seancë.

Gjyqtari Troka kishte probleme me justifikimin e pasurisë, pasi trupa gjyukuese u shpreh se kishte pamundësi për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, për të justifikuar ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe shpenzime të tjera.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit.

Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Për t’u përjashtuar sot nga sistemi ku bënte pjesë prej 28 vitesh. Deri më tani, subjekti i rivlerësimit nuk ka bërë me dije se do të ankimojë vendimin e marrë nga trupa gjykuese.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albert spiro ne vetting nazmi troka procesi i vettingut albert spiro ne vetting nazmi troka procesi i vettingut

Sondazh

Poll