Aktualitet

ME VD: Gara me qen në Vlorë, organizator një veteriner dhe një zyrtar i mazhorancës

4 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA
ME VD: Gara me qen në Vlorë, organizator një veteriner dhe

VLORË-Ndeshjet me qen dhe bastet në Shqipëri janë të ndaluara në ligj. Por mesa duket jo në Vlorë, ku organizime të tilla të paligjshme vijojnë prej muajsh, madje janë kthyer në shqetësim për banorët e qytetit.

Banorët e qytetit kanë denoncuar në RTV Ora një rast të tillë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet. Pamjet e mëposhtme tregojnë përleshje mes dy qenëve, e cila është organizuar nga një veteriner. Por mjeku i kafshëve duket se nuk është i vetëm pasi nga pas ka si mbështetes edhe një zyrtar të lartë të mazhorancës në qytetin bregdetar. Megjithatë emri i këtij të fundit nuk është bërë me dije për mediat.

Ndërkohë që pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit duket se Policia e Vlorës ende nuk i ka parë, madje nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodh nën “hundën” e tyre.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gara me qen ne vlore vlore gara me qen ne vlore vlore

Sondazh

Poll