Art&Argëtim

Hëna e re në Akrep/ Priten zënka dhe shpërthime, si do të ndikojë tek secila shenjë

4 Nëntor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Hëna e re në Akrep/ Priten zënka dhe shpërthime, si do

Gjendemi tashmë në sezonin e Akrepit. Energjia e kësaj shenje do të ndikojë në ngjarje që lidhen me plane të reja emocionale dhe dashurie. Shumë do të futen në histori pasionante dashurie të cilat mund të kenë kohëzgjatje dhe stabilitet. Shenja e Akrepit është në vetvete një shenjë e thellësisë, eksplorimit, përballjes me veten, transformimin e dëshirat dhe nevojat e brendshme të secilit. Është e rëndësishme të dimë se ku është fillimi tek ne dhe ku është fundi tek të tjerët. Gjithçka që fillon tek ne, si emocion, si dashuri apo si pasion, duhet të transferohet përmes një personi, përmes një marrëdhënieje që zgjat, që na formëson, na bën të ndryshojmë dhe transformohemi.

Dashi

Kur bëhet fjalë për Dashin, do t’ju duhet t’i përkushtoheni marrëdhënieve brenda familjes dhe të filloni të zgjidhni gjërat që kanë ndodhur prej disa kohësh. Ajo që ka rëndësi është qëndrimi juaj ndaj vetes dhe mes opsioneve që do të duhet të zgjidhni. Gjëja më e rëndësishme është mençuria.

Demi

Dema, mund të mbështeteni në histori të bukura familjare dhe mundësinë për të dalë në plane të përbashkëta në lidhje me dashurinë. Është e rëndësishme të pranoni pasiguritë tuaja në marrëdhënie, si dhe cilësitë tuaja të vërteta.

Binjakët

Binjakët, do të hyni në procesin e stabilizimit, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë dhe marrëdhëniet emocionale. Do të keni mundësi të merrni vendime të reja që ju përmirësojnë humorin.

Gaforrja

Kur bëhet fjalë për ju, Gaforre emocionale, do të jeni të përkushtuar ndaj nevojave dhe dëshirave tuaja, do të përjetoni përballjen me veten tuaj dhe do të zbuloni çfarë është e mirë për ju. Ndiqni këshillat e një anëtari më të vjetër të familjes.

Luani

Luanët, do t’ju duhet të organizoheni mirë brenda përgjegjësive familjare, sepse familjarët ju kanë inat prej kohësh për disa marrëdhënie të papërcaktuara.

Virgjëresha

Virgjëreshat do ndiejnë energji shumë pozitive, ndaj do të mund ta përdorin atë energji për të rregulluar marrëdhëniet personale. Një person në shenjën e Dashit mund t’ju krijojë një barrë.

Peshorja

Peshorja ndjen tension të fortë, ndaj këshilla më e mirë do të ishte të tërhiqeni dhe të filloni ndonjë aktivitet të ri me miqtë. Është e rëndësishme që ata të vendosin një ekuilibër në jetën e tyre.

Akrepi

Sa i përket Akrepit, ju keni shumë energji fillestare dhe shumë varet nga ju. Përpiquni të organizoheni mirë për sa i përket aktiviteteve të biznesit dhe kur bëhet fjalë për dashurinë duhet të vendosni veten në radhë të parë.

Shigjetari

Kur bëhet fjalë për Shigjetarin, forca juaj është të pranoni veten dhe frikën tuaj. Partneriteti do të jetë në një provë të madhe, gjëja më e rëndësishme është të jeni në gjendje të pranoni kompromise.

Bricjapi

Bricjapët, edhe pse njiheni si shenja më ambicioze, duhet të pajtoheni me disa gjëra që nuk mund ti zgjidhni. Është e rëndësishme të filloni një lidhje të re ose të keni një qasje të re në dashuri.

Ujori

Ujorë, jeni në sulm, ndaj ju këshillojmë të kujdeseni për fjalët dhe vendimet tuaja deri në fund të nëntorit. Partneriteti është shumë i paqëndrueshëm, ju takon juve të vendosni se si do ta siguroni dashurinë tuaj.

Peshku

Dhe së fundmi, të dashur Peshq, përpiquni të jeni të guximshëm dhe të përdorni emocionet tuaja duke luftuar për dashurinë dhe besimin tuaj nën ndikimin e fortë të kësaj hëne të re në shenjën e Akrepit.

Burimi: NajZena

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi hena e re ne akrep horoskopi horoskopi 4 nentor 2021 hena e re ne akrep horoskopi horoskopi 4 nentor 2021

Sondazh

Poll