Art&Argëtim

“Më ke prekur ***, ti më provokove”, Graniti debaton me Semin në BBV

4 Nëntor 2021, 13:18 Nga DOSJA
“Më ke prekur ***, ti më provokove”, Graniti debaton me

TIRANË – Brenda shtëpisë së Big Brother Vip po diskutohet shumë lidhur me një pëlqim që Semi Jaupaj mund të ketë ndaj ish-futbollistit Granit Cana.

Pas deklaratës së Granitit se Fifin se e sheh vetëm si motër, këngëtarja pati një afrim me të e shpesh u panë duke biseduar.  Pas spektaklit të së martës ata dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit. Madje Graniti i tha se dukej shumë e bukur.

Diçka duket se nuk ka shkuar mirë mes tyre pasi mbrëmjen e djeshmee Graniti i tha Semit se ajo e ka provokuar dhe ka flirtuar me të. Ai ka thënë se Semi ka  dashur ta bëjë Fifin xheloze, prandaj e lejoi që të lahej në dush me të disa javë më parë.

Dyshja janë përfshirë në debat teksa Graniti i thotë se ka qënë ajo që e ka provokuar duke e prekur nga të pasmet.

Graniti: Ti je kon ajo që më ke provoku!

Semi: E di ti marrëdhënien që ke me atë gocën.

Graniti: Më ke provoku, më ke ardh më ke mshu në b*th!

Semi i ka thënë se ajo ashtu e ka karakterin dhe reagimi i ngelet atij. Pasi Graniti e ka akuzuar se do të bëjë xheloze Fifin e ka pyetur nëse Semi ka ndonjë inat ndaj saj.

Graniti: Sa herë e ke pa Fifin, e ke bo naj gjest. Ke naj inat ndaj asaj?

Semi: Jo, e ke pa ti kshu.

Graniti: Pse Fifi e ka pa pra ashtu? Fif, a tu ka duk provokim ça ka bo?

Semi: Kam thënë është mashkulli më seksi Graniti, prandaj. Ideja është e tillë që unë kam qenë duke u larë. Marrëdhënien që ke me atë e di ti. Nëse bëhet xheloze, mos të ishte fut fare. Unë jam la me Kledin, me Donaldin. S‘e kam problem me u fut në dush me të tjerë.

Duket se pas debatit gjërat mes tyre janë ftohur. Gjatë një bisede më pas me Ilirin, Semi ka thënë se nuk ka menduar se Graniti e ka provokuar e as ka menduar që ai e ka ngacmuar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother vip granit cana semi jaupaj ne bbv bbv big brother vip granit cana semi jaupaj ne bbv

Sondazh

Poll