Art&Argëtim

Tom Hanks refuzon ofertën e Bezos për udhëtim në hapësirë: Ishte 28 milion dollarë

4 Nëntor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Tom Hanks refuzon ofertën e Bezos për udhëtim në

SHBA –  Aktori i njohur amerikan Tom Hanks ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel të martën dhe tregoi se si hodhi poshtë një ofertë nga themeluesi i Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos për të shkuar në hapësirë.

“Kushtonte rreth 28 milionë dollarë. Është diçka e bukur po s’kam ndërmend të paguaj 28 milion dollarë”, tha Hanks.

Sipas Observer, Hanks tha se të gjithë mund të stimulonin përvojën e të shkuarit në hapësirë ​​duke u mbështetur në karriget e tyre dhe duke u tundur për disa minuta. Hanks më pas vazhdoi të imitonte ushëtimin me raketë teksa ishte i ulur në karrige, duke thënë: Nuk kam nevojë të shpenzoj 28 milionë dollarë për ta bërë këtë.

Hanks tha gjithashtu se atij iu ofrua mundesia përpara ikonës së Star Trek, William Shatner , i cili e bëri udhëtimin në  hapësirë në tetor. Hanks nuk ka qenë në hapësirë por ai luajti astronautin Jim Lovell në Apollo 13 të vitit 1995.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz jeff bezos jeff bezos ne hapesire tom hanks tom hanks refuzon jeff bezos jeff bezos jeff bezos ne hapesire tom hanks tom hanks refuzon jeff bezos

Sondazh

Poll