Art&Argëtim

Burri i Hutchins punëson firmën ligjore në LA, mund të ngrejë padi ndaj Baldwin

4 Nëntor 2021, 13:50 Nga DOSJA
Burri i Hutchins punëson firmën ligjore në LA, mund të

SHBA – Burri i kineastes së vrarë në setin e filmit “Rust”, Halyna Hutchins, në New Mexico ka punësuar një firmë ligjore në Los Anxhelos, LA Panish Shea Boyle Ravipudi, e cila është e specializuar në rastet e vdekjeve aksidentale.

Sipas NY post, Matthew Hutchins, gruaja e të cilit vdiq në aksidentin e filmit muajin e kaluar pasi Baldwin e qëlloi gabimisht me armë, ka studiuar punën e Panish Shea Boyle Ravipudi. Firma nuk zbuloi nëse Matthew ka në plan të ngrejë një padi, por burimet thanë se ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

Halyna, 42 vjeç, u qëllua nga aktori Alec Baldwin , i cili drejtoi armën nga kamera gjatë xhirimit t filmit duke menduar se arma ishte bosh. Në incidentin e 21 tetorit Baldwin plagosi edhe regjisorin Joel Souza dhe hetim ka nisur nga autoritetet lokale, të cilët nuk kanë ngritur kallëzime penale për këtë rast.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins hilari baldwin joel souza rust alec baldwin halyna hutchins hilari baldwin joel souza rust

Sondazh

Poll