Art&Argëtim

Meta viziton Universitetin e Palermos: Arbëreshët, pasardhës të Gjergj Kastriotit

4 Nëntor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Meta viziton Universitetin e Palermos: Arbëreshët, pasardhës

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Universitetin e Palermos, në Itali, ku është pritur nga Rektori, profesor Massimo Midiri si dhe nga pedagogë të këtij institucioni arsimor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kreu i Shtetit në rrjetin e tij social Facebook dhe tha se kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitonte Universitetin e Palermos, këtë djep të dijes dhe të traditës së ndritur të kultivimit të shumë brezave studiuesish dhe personalitetesh arbëreshë. Ai shtoi se katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe është një qendër e rëndësishme e albanologjisë ndaj meriton të mbështetet më shumë

“Ky universitet i lidhur fort edhe me hulumtimin dhe promovimin e identitetit arbëresh, një identitet unik, jo vetëm italo-shqiptar, por edhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane dhe botërore. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë universitet është një qendër e rëndësishme albanologjike, me të cilën lidhet historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka shërbyer si një pikë referimi e rëndësishme shkencore dhe kulturore, jo vetëm për komunitetet arbëreshe të Italisë së Jugut, por për të gjithë italianët dhe studiues të huaj, ndaj meriton të mbështet më shumë. E gjitha kjo punë akademike e hulumtuese mbi albanologjinë dhe botën arbëreshe e bën Universitetin e Palermos të jetë për botën shqiptare, vendin tim dhe për mua personalisht, me një rëndësi të veçantë.” – u shpreh Presidenti Meta.

Meta shpreu mirënjohjen për kolegjet italo-arbëreshe të cilat sipas tij i prinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri nëpërmjet ideve iluministe dhe kulturës europiane.

“Ne ju jemi mirënjohës për punën tuaj, sikurse edhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj të gjitha kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, të cilat i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.” – theksoi Presidenti i Republikës, duke shtuar se Universiteti i Palermos është një vlerë e çmuar për Shqipërinë pasi historiku i këtij institucioni akademik është tejet i lidhur edhe me historinë dhe identitetin shqiptar. I jemi mirënjohës profesorit të shquar Matteo Mandalà për studimet e tij të shumta, për kontributin e madh që ka dhënë për botën arbëreshe. Matteo Mandala, është nder i Universitetit të Palermos dhe nder i kombit shqiptar. Ju jemi mirënjohës të gjithë studiuesve në Katedrën Albanologjike, të cilët kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të botës arbëreshe dhe duke kultivuar albanologë të rinj të suksesshëm, e studiues të denjë të botës italo-shqiptare“, tha Meta.

Presidenti shkrruan gjithashtu se Arbëreshët janë bijtë e Arbërisë dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit. Ata mbajtën gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe e sollën figurën e tij në krye të Rilindjes Kombëtare.

“Arbëreshët na ruajtën emrin si popull i vjetër. Arbër, arbëresh, arbanë. Arbëri e Albani janë fjalë, që rrojnë prej tyre. Ata janë simbol i forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve tanë” ,  vuri në dukje Presidenti i Republikës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri ilir meta meta viziton universitetin e palermos presidenti ilir meta universiteti i palermos ilir meta meta viziton universitetin e palermos presidenti ilir meta universiteti i palermos

Sondazh

Poll