Art&Argëtim

Kur shprehja ” i bëri gropën vetes” merr kuptim, çifti serb parashikon kur do vdesë

4 Nëntor 2021, 12:28 Nga DOSJA
Kur shprehja ” i bëri gropën vetes” merr kuptim,

SERBI – Çifti Branimir dhe Grana Reljiç nga Ljig, në Serbi kanë një mënyrë të pazakontë përllogaritjeve se kur jeta e tyre do të marrë fund.

Sipas Blic, Branimir thotë se ai e di paraprakisht se kur do të shkojë në botën tjetër. Në pllakën e tyre përkujtimore, të cilën ai dhe gruaja e tij personalisht e ndërtuan gjatë jetës së tyre, kanë shkruar edhe vitin e saktë sipas tyre të vdekjes. Branimir tha se ata përdorin një llogaritje duke u nisur nga  predispozitat gjenetike të paraardhësve të Branimirit.

“Të gjithë paraardhësit e mi kanë jetuar nga 83 deri në 88 vjet. Në bazë të kësaj unë duhet të jetoj edhe katër vite të tjera. Unë nuk e detyrova gruan time, e pyeta nëse donte apo jo, duke pasur parasysh se kemi më shumë se gjysmë shekulli të martuar, edhe pse ajo është gjashtë vjet më e vogël.  Dhe nëse mendoni se llogaritja ime mund të jetë e gabuar, ja një shembull i pastër, vëllai im vdiq në moshën 84 vjeçare, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij”, tha Branimir Reljiç.

Ai thotë se nuk ka frikë nga vdekja, dhe se është diçka që duhet të ndodhë pasi është e natyrshme që njerëzit të lindin dhe të vdesin. Kur pyetet nëse do të frikësohet nëse llogaritja e tij nuk është e saktë dhe  nëse do të ndryshojë mbishkrimin në tabelë, përgjigja është jo.

“Nëse Zoti vendos të vonohet me thirrjen, nuk do ta ndryshoj datën e vdekjes në monument, është dhuratë e Zotit. Shumë u ankuan pse po e shkruaj këtë, thashë se ishte vullneti im“, tha tha Reljiç.

Branislav ka qepur kostume për të tjerët gjatë gjithë jetës së tij dhe tanii ndihet sikur po “qep” fatin e tij, vitin e vdekjes, kështu që është e qartë se asgjë në jetën e tij nuk i është lënë rastësisë. Ai madje ka shkruar në pllakën e varrit “Ne jetuam ashtu siç duhej në mënyrë modeste dhe të qetë, e do të ikim kur të na thërrasë Zoti“.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete “republika e serbisë” branimir dhe grana reljiç perdorimi i gjenetikes vdekja “republika e serbisë” branimir dhe grana reljiç perdorimi i gjenetikes vdekja

Sondazh

Poll