Art&Argëtim

Arjola në BBV: Partnerin ideal s’e kam kërkuar, lidhje vetëm jashtë shtëpisë sime

4 Nëntor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Arjola në BBV: Partnerin ideal s’e kam kërkuar, lidhje

TIRANË –Ditën e djeshme, në shtëpinë e Big Brother është zhvilluar loja e sinqeritetit, dhe aktorja Arjola Demiri u pyet nga Einxhel Shkira lidhur me partnerin ideal.

“Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”, pyet Einxhel.

Arjola i ka thënë së mendon që tërheq vetëm meshkuj posesivë dhe se partnerin ideal nuk e ka kërkuar. Ajo tha se nëse do të ketë një marrëdhënie do të jetë jashtë shtëpisë së saj pasi shtëpia dhe fëmijët e saj janë vetëm të sajët.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Në asnjë moment nuk jam fokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.

Iliri tha më pas se e sheh Arjolën si një konkurrente të fortë, e cila do të arrijë deri në finalen e këtij spektakli.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri ne bbv bbv big brother vip arjola demiri arjola demiri ne bbv bbv big brother vip

Sondazh

Poll