Aktualitet

“Vini dorën në zemër”/ 200 të burgosur në Reç letër Ramës, kërkojnë amnisti (SHKAKU)

4 Nëntor 2021, 15:48 Nga DOSJA
“Vini dorën në zemër”/ 200 të burgosur në

SHKODËR- Të burgosurit e Reçit kërkojnë amnisti të përgjithshme, pasi pretendojnë se janë viktima të sistmit “të vjetër” të gjyqësorit. Në letrën e tyre, ata pretendojnë se 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët i kanë hetuar e gjykuar kanë mbetur në Vetting. Ndaj dhe kërkojnë lirinë duke pretenduar se sistemi ka qenë i korruptuar dhe të favorizuarit kanë qenë personat me para.

Po ashtu, nuk mungojnë as akuzat për lirime apo dhënie të vendime të ulëta kundrejt ryshfetit, duke e cilësuar veten si viktima të sistemit.

“Kërkojmë të vini dorën në zemër, të bëni akt mirësie ku të jepni një amnisti gjithëpërfshirëse”, thuhet në letër, duke shtuar se kësaj situate i shtohet edhe dhimbja për të afërmit që ata i kanë humbur për shkak të pandemisë.

200 të burgosurit, përveç kryeministrit Edi Rama, i kanë nisur një shkresë edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Megjithatë ende nuk kanë marrë një përgjigje. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i reçit peticioni nga reci burgu i reçit peticioni nga reci

Sondazh

Poll