Aktualitet

Kushtetuesja certifikon zgjedhjet lokale të ’30 qershorit’: S’ka përsëritje!

4 Nëntor 2021, 15:16 Nga DOSJA
Kushtetuesja certifikon zgjedhjet lokale të ’30 qershorit’:

TIRANË– Zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin të ligjshme! Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe ripërsëritjen e tyre. Në vendimin e zbardhur ditën e sotme në faqen zyrtare të “Kushtetueses”, shkruhet se trupa gjykuese ka vendosur “Rrëzimin e kërkesës”, duke u mbështetur edhe tek opinionet e Komisionit të Venecias. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:

1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Gjatë gjykimit, Kushtetuesja vendosi që t’i drejtohet Komisionit të Venecias me pyetjeve për t’u ardhur në ndihmë lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Në përgjigje, sipas “Venecias”, Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë caktimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Gjithashtu sipas tyre, presidenti Ilir Meta nuk kishte të drejtë të shtynte datën e zgjedhjeve. Megjtihatë ky i fundit pritet që të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese tirane gjykata kushtetuese tirane

Sondazh

Poll