Aktualitet

Grabitja dhe dhunimi i Thoma Kaçit në Sarandë, arrestohen 3 autorët (EMRAT)

4 Nëntor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Grabitja dhe dhunimi i Thoma Kaçit në Sarandë, arrestohen 3

SARANDË– Tre janë autorët që grabitën dhe dhunuan në Sarandë, noterin Thoma Kaçi. Elis Avduli, 52 vjeç, Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, janë tre autorët e ngjarjes së rëndë e cila ndodhi më 20 tetor në orët e para të mëngjesit.

Autorët u futën mëngjesin e asaj dite, të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov morën 20 milionë lekë të vjetra. Hajdutët kanë lidhur 63-vjeçarin dhe familjarët e tij dhe pasi kanë marrë paratë dhe 2 çelësa makinash janë larguar. Noteri Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.

Policia ka ndarë pamjet nga aksioni policor i cili sekuestroi 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar. Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIET ORË PAS ORE:

Ky është një nga të arrestuarit në Sarandë për grabitjen e noterit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elis avduli grabitet noteri ne sarande oltjon kolonja thoma kaçi vladrias himaj elis avduli grabitet noteri ne sarande oltjon kolonja thoma kaçi vladrias himaj

Sondazh

Poll