Aktualitet

‘Plagosje në vitin ’90’/ Zbardhet dosja, çfarë gjeti Prokuroria për Tom Doshin

4 Nëntor 2021, 14:04 Nga DOSJA
‘Plagosje në vitin ’90’/ Zbardhet dosja,

TIRANË– Zbardhjen gjetjet e Prokurorisë së Përgjithshme për kreun e  Partisë SocialDemokratike, Tom Doshi. Në dokumentin e firmosur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, parshtrohen të gjitha veprat penale për të cilat akuzohet ish-deputeti. Nga pjesa e dosjes së siguruar nga Dosja.al, rezulton se Doshi ka qenë një person nën hetim për sjellje të padenjë në shoqëri. Në vitin 1990, Doshi ka plagosur një person me dashje, vepër penale për të cilën është prangosur në Durrës dhe është dënuar me 1 vit heqje lirie. Po ashtu, ai është ndjekur penalisht edhe për mosdeklarim të pasurive.

Të gjitha gjetjet i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët do të marrin një vendim nëse mandati që mori Doshi nëse zgjedhjet e 25 prillit, është i vlefshëm.

Rekordet nga Prokuroria:

Rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë më 25.05.1990, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor për kundërvajtjen penale “Sjellje së padenjë në shoqëri” duke u dënuar me 1 vit heqje lirie.

Ndërkohë Tom Doshi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton i hetuar apo i akuzuar për veprat penal:

– Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “sjellje e padenjë në shoqëri” më 26.02.1990.

– Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” më 20.01.2012.

– Goditje për shkak të detyrës, më 13.03.2008.

-Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, më 20.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme.

– Refuzim për deklarimin, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nën punësve publik.

Rezulton të ketë qenë i ndaluar për “kallëzim të rremë” nga data 26.03.2015 deri më 28.03.2015 pasi gjykatat u ka caktuar masën “arrest shtëpie”

Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg në Durrës si i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje më 26.02.1990.

Rezulton të ketë qenë me masë sigurie personale:

“Arrest në shtëpi” më 28.03.2015 për “Kallëzim të rremë” “Kanosje për deklarime të rreme.

– “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 28.04.2015 “Kallëzim i rremë”

-Rezulton të jetë “Non Grata” në SHBA.

Prokuroria nisi hetimet dhe iu drejtua zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi Doshin. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth Doshit, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Partia Demokratike ka bërë thirrje të përsëritura për moskandidimin e Doshit. Vetë Doshi, Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim. Ikja e tij i hapi rrugën drejt Kuvendit dy emrave të tjerë në Shkodër e Tiranë.

SHIKO EDHE:

Prokuroria mbyll hetimet për Tom Doshin, vendimi përfundimtar i takon KQZ-së

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ndalimi i tom doshit ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme tom doshi ndalimi i tom doshit ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme tom doshi

Sondazh

Poll