Aktualitet

Ky është një nga të arrestuarit në Sarandë për grabitjen e noterit

4 Nëntor 2021, 11:43 Nga DOSJA

TIRANË– Personi i cili shihni në foto është një prej tre personave të arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, i lindur në Krujë dhe banues në Sarandë akuzohet për grabitjen dhe kërcënimin me armë të noterit Thoma Kaçi.

Ngjarja ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.

LAJM KRYESOR: Grabitja dhe dhunimi i Thoma Kaçit në Sarandë, arrestohen 3 autorët (EMRAT)

(e.g)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet noteri ne sarande thoma kaçi grabitet noteri ne sarande thoma kaçi

Sondazh

Poll