Sport

Drama: Gjendet pa jetë trupi i Zangrillit, boksierit të zhdukur që më 10 tetor…

4 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA

ITALI – Alessio Zangrilli, boksieri i zhdukur nga Alatri që më 10 tetor, është gjetur i pa jetë mëngjesin e sotëm në Tiber, në “Ponte Milvio”.

Nga kontrollet e para duket se ai kishte të paktën një javë në ujë. Në trup nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Pak javë më pare, edhe nëna e boksierit, iu drejtua emisionit “Kush e pa?”, ku bëri një apel për zhdukjen e djalit.

35-vjeçari, “Zangra” siç e quanin miqtë e tij, po kalonte një kohë të vështirë për shkak të pranimit të nënës së tij, e cila në TV kishte konfirmuar, se djali i saj nuk mund të gjente punë, pasi humbi të ardhurat e tij për shkak të Covid. Për të, me një apel ishte mobilizuar edhe kampioni i boksit Clemente Russo.

Edhe miqtë e “Palestra Popolare” di San Lorenzo e kujtojnë pasionin e pakufishëm të Alessio-s për boksin, me rreth pesëdhjetë ndeshje të luajtura dhe një sukses të dukshëm. Dashurinë për dorezat e kishte trashëguar nga babai i tij, gjithashtu boksier, i cili u nda nga jeta kur Alessio ishte 20 vjeç.

“Shpresonim të të shihnim sërish në ring, Alessio. Të qoftë dheu i lehtë, Kampion,”- ka shkruar Federata e Boksit Italian, në faqen e saj në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alessio zangrilli dashurinë për dorezat është gjetur i pa jetë federata e boksit italian koronavirusi ne itali për shkak të covid uk janë konstatuar shenja të dukshme dhune alessio zangrilli dashurinë për dorezat është gjetur i pa jetë federata e boksit italian koronavirusi ne itali për shkak të covid uk janë konstatuar shenja të dukshme dhune

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...