Politike

Takimi në Beograd! Zyra e Albin Kurtit: S’kemi pasur ftesë për “Open Ballkan”

3 Nëntor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Takimi në Beograd! Zyra e Albin Kurtit: S’kemi pasur ftesë

PRISHTINË- Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me takimin në Beograd për nismën “Open Ballkan”. Në një komunikim ekskluziv me News24, zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë për të marrë pjesë në takim.

Po ashtu në reagimin zyrtar, gjithashtu është përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,”- thuhet në deklaratë.

Takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sonte do të ketë një darkë informale nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...