Sport

Juve, me Rabiot në fushë humbet një ndeshje nga dy: dështimi i mesfushës

3 Nëntor 2021, 12:07 Nga DOSJA
Juve, me Rabiot në fushë humbet një ndeshje nga dy: dështimi

TORINO-Rikthimi i Adrien Rabiot, pas problemeve me Covid-19 përkoi me dy humbje për Juventusin, ndaj Sassuolos dhe Veronas. Këto rezultate nuk i atribohen mesfushorit francez, por në të dyja rastet Rabiot ka qenë lojtari më i dobët në fushën e lojës. Mungesa e personalitetit dhe karizmës dhe pak nerv loje janë defektet e lojtarit, veçanërisht në momentet e nxehta të ndeshjeve, bëhet problem i gjithë ekipit.

TË DHËNAT KATASTROFIKE – Këtë sezon, Rabiot ka luajtur nëntë ndeshje nga 15. Fakti shqetësues është se Rabiot ka qenë gjithmonë në 4 humbjet e bardhezinjëve (Empoli, Napoli,Sassuolo dhe Verona). Me të në fushë, Juve ka humbur 4 nga 9 ndeshje, 44.4%. Me pak fjalë, me transalpinin në fushë, Juve humb një ndeshje nga dy.

PARAMETRA ZERO – Është një shifër mbresëlënëse, po të mendojmë edhe faktin se Rabiot ka kontratë deri në vitin 2023 për 7 milionë në sezon. Gjatë konferencës për shtyp të javës së kaluar, presidenti Andrea Agnelli foli për menaxhimin e parametrave zero në vitet e fundit te Juventus (përfshirë dhe Rabiot): “Duhet të ketë një menaxhim më të shëndetshëm të parametrave zero”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus rabiot juventus rabiot

Sondazh

Poll