Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mooshtuar terrorizmin rus 2 Shkurt, 07...
Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal, s'e kaloni dot me dialogje të sajuar 2 Shkurt, 10:19 ...
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur te...
TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thyer heshtjen lidhur me rihapjen e çështjes së dosjes “Gërdeci”, menjëherë pas vendimit të Apelit të GJKKO. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Republikane, tha se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme dhe vendimin e Apelit të GJKKO, ishin akte në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjatë fjalës së tij, Mediu, nën cilësinë e të pandehurit, theksoi se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Por si ministër ka zbatuar vetëm vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë asokohe. Madje ish-ministri ka shtuar se vetë ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij, duke u shprehur se vite më parë Prokuroria e kishte hetuar dhe përgjuar atë dhe familjen e tij. Por nuk ndal këtu! Sipas Fatmir Mediut, SPAK por edhe GJKKO po keqinterpretojnë faktet, duke hedhur akuza se një gjë e tillë po bëhet me synimin për të manipuluar opinionin publik dhe për ta nxjerrë atë si përgjegjës për tragjedinë.
Ndërsa avokati i tij Ardian Visha ngre dyshime lidhur me ‘prapaskena’ për marrjen e vendimit për rihapjen e dosjes. Këtë version e ka mbështetur edhe vetë Mediu, i cili nuk e përjashton se i gjithë procesi i nisur ndaj tij të jetë në të vertetë me prapaskena politike. Ndërsa avokati Visha tha se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga Prokuroria.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Dosja Gërdeci, avokati i Mediut: Vendimi i SPAK është antiligjor
Sulme nga brenda apo…kush po e lufton? Fatmir Mediu: Ka para, mbrapa, mbi dhé
‘S’ka pasur gjyq’/ Avokati mbron Mediun: Pse procedurën kush e bëri, pastruesja?
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Fatmir Mediu: Sulm politik! Jam hetuar e përgjuar 360°
SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagat e drejtuesve dhe punonjësve të sektorit të luftës kundër korrupsionit në Ministrinë e Drejtësis...
Në korrik të vitit 2020, një pagesë më vlerë 470 mijë euro u shfaq në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit, që publikon Ministria e Financave. Pagesa u kry...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë reagimin e tij të parë lidhur me rihapjen e ç...
TIRANË– Ishte prekur nga pandemia e koronavirusit, ndërron jetë një fëmijë 3 vjeç e gjysmë tek QSUT. Deri më tani, Syri.net raporton se fëmijë...
TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit kërkesën për informacion nga dy institucione. Përf...
TIRANË– 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit ka ndërruar jet...
TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Ku...
TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 2...
TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili dekl...