Politike

VD-Mbledhja e qeverisë, Kumbaro: Bashkitë, përgjegjëse për faunën e egër

3 Nëntor 2021, 12:10 Nga DOSJA
VD-Mbledhja e qeverisë, Kumbaro: Bashkitë, përgjegjëse

TIRANË– Bashkitë do të kenë përgjegjësinë që të identifikojnë habitatet e faunës së egër dhe të hartojnë ekosistemet për mbrojtjen e tyre. në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Mirela Kumbaro tha se ky vendim është kaluar dhe parashikon që Bashkitë të kenë përgjegjësi të plota për faunën e egër.

Kumbaro shtoi se Shqipëria, si një vend i vogël dhe jo ndotës duhet të ketë përfitime pasi janë viktima të vendeve të tjera që janë ndotës të mëdhenj.

“Është një vendim, çfarë parashikon ligji për faunën e egër. Kur flasim për faunën e egër, një pjesë e specieve nuk janë detyrimisht brenda zonave të mbrotjura por në territore të shpërndara. Me vendimin e sotëm ne përveçse përcaktojmë kriteret për mënyrën se si mbrohet fauna e egër, por përfshijmë edhe Bashkitë që nuk mund të jenë passive në këtë çështje. Bashkitë kanë detyrën kryesore të hartimit të ekosistemeve. Sapo jemi kthyer nga Samiti për ndryshimet klimetike ku patëm një zë të rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë por edhe për vdene të tjera që nuk janë ndotës por janë viktima të ndryshimeve klimetike. Do të lutemi që shirat të mos jenë të njëhershëm sepse shkaktojnë përmbytje. Shqipëria dhe vende të tjera si Shqipëria duhet të përfitojnë duke pasur parasysh pasojat që pësojnë vendet e vogla duke mos qenë ndotëse. Kemi si synim të reduktojnë emetimin e CO2, për t’u radhitur kështu, krah vendeve të BE,”- tha Kumbaro.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike mirela kumbaro vendimet e qeverise 3 nentor 2021 mirela kumbaro vendimet e qeverise 3 nentor 2021

Sondazh

Poll