Politike

Ambasadorja Kim takon ministren Bilali: Duhen masa për luftën ndaj korrupsionit

3 Nëntor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Ambasadorja Kim takon ministren Bilali: Duhen masa për luftën ndaj

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ministren për Sipërmarrjen, Edona Bilali. Në faqen e saj zyrtare, Kim ka bërë me dije se gjatë takimit kishin diskutuar lidhur me kërcënimin e sigurimit të investimeve për shkak të korrupsionit. Ambasadorja kërkoi që qeveria të merrte masa konkrete lidhur me transparencën e proceseve dhe refuzimin e praktikave korruptive.

Takim i mirë me Ministren e re për Sipërmarrjen Edona Bilali, të cilën e njoha për herë të parë në Shkodër. Diskutuam mënyra për të tërhequr më shumë investime dhe punë nga jashtë. Mirëpres të punojmë bashkë nga afër për të rritur investimet SHBA në Shqipëri nga veriu në jug. Në këtë kuadër, diskutuam kërcënimin ndaj sigurisë dhe zhvillimit që vjen nga korrupsioni. Ne nxisim masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin e tyre) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi të barabartë,”-shkruan Kim pas takimit.

Ndërkohë që nga krijimi i qeverisë së re, ambasadorja Kim ka shkuar në takime në zyrat e të gjithë ministrave të rinj, duke përcjellë edhe mesazhe për gjithsecilin.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edona bilali yuri kim edona bilali yuri kim

Sondazh

Poll