Aktualitet

Komisioni për “25 prillin”/ PS kërkon informacion për “SMV”, caktohen 5 eskpertët

3 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Komisioni për “25 prillin”/ PS kërkon informacion për

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit kërkesën për informacion nga dy institucione. Përfaqësuesi i PS Toni Gogu ka kërkuar informacion drejtuar Lulzim Bashës dhe Policisë së Shtetit për strukturën e mbrojtjen e votës e ngritur nga PD.

“Kërkesa e parë është për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Bashën. Kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votes? Me çfarë platform? Cila ka qenë skema organizative e strukturës, si është financuar? Kërkesa e dytë i drejtohet Policisë së Shtetit dhe kreut të saj Gledis Nanos. A ka qenë në dijeni Policia e Shtetit për ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votes? Cilat prej ngjarjeve janë kallëzuar nga kjo strukture? A ka patur ndonjë bashkëpunim mes kësaj strukture me Policinë e Shtetit? Nëse po, kush kanë qenë personat e kontaktit me Policinë?,”-tha Gogu. Ndërkohë po sot, janë miratuar edhe 5 ekspertë nga tre forcat politika do të asistojnë në procedurat e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Ekspertët e PD
Marinela Ziu
Marash Logu
Ekspertët e PS
Erdian Salianji
Mariglen Legisi
Eksperti i LSI
Silva Caka

Ndërkohë që mbledhja e ardhshme është vendsur si sot pas një jave në të njëjtin orar, ditën e mërkurë, ora 17:00.

SHIKO EDHE: 

Kollçaku i shqetësuar për vendin e Nikollës, kërkesa ‘mek’ Alibeajn: S’e kam ambicje

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll