Aktualitet

Kërcënohet familja e efektivit në Tiranë, policia reagon katër ditë pas ngjarjes

3 Nëntor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Kërcënohet familja e efektivit në Tiranë, policia reagon

TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 28 tetorit. Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri, por më vonë efektivi sqaroi se situata nuk ishte përshkallëzuar pasi efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në banesën e tij.

Në një prononcim për FaxNews, efektivi tha se persona të paidentifikuar kanë goditur derën e jashtme të banesës së tij dhe janë përpjekur të futen brenda. Pica shtoi se ka kërkuar që polciia të marrë në mbrojtje familjen e tij, ndërkohë që hetimet vijojnë. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije sot, më shumë se katër ditë pas ngjarjes së disa persona kanë goditur me sende të forta portën e shtëpisë së tij dhe se denoncimi është bërë nga e shoqja.

Intervista:

Pyetje: Përse mendoni se ka ndodhur një ngjarje e tillë?

Efektivi i Policisë, Ilir Pica: Dua të sqaroj se nuk ka pasur të shtëna me armë. Nuk e di kush e ka bërë, nuk dyshoj tek askush. Nuk e di në botë. Kam kërkuar që familja të merret në mbrojtje. Është goditur dera e jashtme, kanë tentuar të hyjnë brenda. Falë zotit ka arritur aty dhe nuk kanë arritur të bëjnë dëme të tjera. Komisariati i policisë ka marrë masa duke dërguar patrullën në vendngjarje. Unë kam bërë kallëzim dhe policia po heton për ngjarjen.

Pyetje: Banesa në të cilën është ushtruar dhuna ka kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorëve?

Jo nuk ka pasur kamera sigurie. Nuk e di nëse mund të zbulohen autorët, por po punohet nga policia.

(F.m/Dosja.al)

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Të shtëna apo gurë? Policia zbardh kërcënimin e efektivit, çfarë kallëzoi e shoqja

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir pica kercenohet ilir pica kercenohet polici ne tirane mat policia rrugore tiranë ilir pica kercenohet ilir pica kercenohet polici ne tirane mat policia rrugore tiranë

Sondazh

Poll