Aktualitet

Kushtetuesja i hoqi mandatin për konflikt interesi, Strasburgu rrëzon Ilir Beqjan

3 Nëntor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Kushtetuesja i hoqi mandatin për konflikt interesi, Strasburgu rrëzon

TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 10 viteve më parë që i hoqi mandatin e deputetit pas skandalit me tenderat e përfituata përmes kompanisë Intech+.

Pamfleti ka publikuar një dokument ku shihet se më 14 tetor 2021, Gjykata Evropiane ka përjashtuar nga shqyrtimi kërkesën e Ilir Beqjas, duke i dhënë të drejtë Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri e cila bëri që në vitin 2011 deputeti të linte sallën e Kuvendit. Në shkresë argumentohet se sipas Gjykatës Evropiane nuk ka rrethana për të mbështetur pretendimet e Beqajt se i janë shkelur të drejtat.

Vendimi i plotë:

Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqajt dhe e përjashtoi nga Kuvendi, pasi kompania ku ai ishte aksioneri kryesor Intech + përfitonte tendera publikë përmes Bashkisë Durrës duke qenë në konflikt interesi të hapur. Partia Demokratike denonconte në atë kohë se kompania “INTECH+”, ku Beqaj ishte bashkëpronar, ka përfituar fondin për të pajisur me kompjutera dhe informatizuar Bashkinë e Durrësit.

Bëhej fjalë për një kontratë në vlerë mbi 20 milionë lekësh të firmosur në vitin 2009 që ishte përfituar gjatë periudhës kur Beqja kishte marrë mandatin e deputetit për Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Më 20 tetor 2010 raporti i këshillit kaloi në seancë plenare dhe me 70 vota pro dhe 67 kundër çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese e cila mori vendimin.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gjykata e strasburgut ilir beqja gjykata e strasburgut ilir beqja

Sondazh

Poll