Aktualitet

Sherr te ‘Fan Noli’/ Drejtuesi i Range Rover plagos shoferin e nxënësve e një tjetër

3 Nëntor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Sherr te ‘Fan Noli’/ Drejtuesi i Range Rover plagos shoferin e

TIRANË– Dy persona, njëri shofer i një furgoni që transporton nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe një tjetër që udhëtonte me një motor kanë mbetur të plagosur me thikë. Burime për Dosja.al bënë me dije se autori është një qytetar që po udhëtonte me një mjet luksoz të llojit “Range Rover”.

Të njëjtat burime theksuan për Dosja.al se drejtuesi i “Range Rover” është revoltuar pasi shoferi i furgonit ka qenë duke u mbushur me nxënës dhe i kishte bllokuar rrugën. Paralelisht me të ishte vendosur edhe një motor.

Fillimisht debati nisi në mënyrë verbale, por duke qenë se rruga nuk u lirua, drejtuesi i “Range Rover” nxorri thikën dhe qëlloi shoferin e furgonit dhe atë që ishte me motor. Më pas ai është larguar bashkë me makinën e tij dhe vijon të jetë i lirë pasi nuk është vënë ende në pranga. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë bërë edhe nxënësit e shkollës.

Të plagosurit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë bërë me dije identitietet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.


ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri tek “Fan Noli”, policia: S’është identifikuar autori, të plagosur janë dy

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike tek fan noli plagosje ne tirane shkolla fan noli plagosje me thike tek fan noli plagosje ne tirane shkolla fan noli

Sondazh

Poll