Aktualitet

Të shtëna apo gurë? Policia zbardh kërcënimin e efektivit, çfarë kallëzoi e shoqja

3 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Të shtëna apo gurë? Policia zbardh kërcënimin e

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili deklaronte se kanë qëlluar me armë drejt shtëpisë së tij, mbrëmjen e 28 tetorit.

Por, në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit nuk përmenden armë zjarri, por thuhet se bëhet fjalë për godtija me sende të forta në portën e jashtme të banesës së familjes Pica. Denoncimi sipas njoftimit zyrtar është bërë nga gruaja e efektivit, R. Pica, 41 vjeçe.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallëzueses e përsëritur në kohë të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir pica kercenohet ilir pica kercenohet polici ne tirane ilir pica kercenohet ilir pica kercenohet polici ne tirane

Sondazh

Poll