Aktualitet

EMRAT/ Mbi 600 të helmuar në Krujë, pezullohen nga detyra tre zyrtarë

3 Nëntor 2021, 15:29 Nga DOSJA
EMRAT/ Mbi 600 të helmuar në Krujë, pezullohen nga detyra tre

KRUJË– Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë nën Ledio Çelën, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, Drejtues teknik dhe Ervin Karafilin, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë.

Të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës. Ata janë pezulluar edhe nga detyrat përkatëse.

Më 30 tetor qytetarët e Krujës dolën në protestë dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi dhe të drejtorit të Ujësjellësi Kanalizimeve. Ata ende nuk kanë ujë të pijshëm për të konsumuar. Prej 1 jave më shumë se 600 qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm, i cili kishte dy baktere që iu shkaktuan dhimbje barku, koke, të vjella dhe diarre.

Edhe pse kanë disa ditë pa ujë, qytetarët e Krujës janë lajmëruar se do të furnizohen me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës. Uji që iu shkon në banesa përdoret vetëm për arsye sanitare.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes helmohen qytetaret e krujes

Sondazh

Poll