Aktualitet

Dhuna në Lushnje, ylli i “TikTok-ut”: S’jam penduar, kisha probleme me mbesën e saj

3 Nëntor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Dhuna në Lushnje, ylli i “TikTok-ut”: S’jam penduar,

LUSHNJE– Adoleshentja Kristjana Beqiri që një vit më parë ‘u bë e njohur’ kur dhunoi dhe grabiti një të moshuar në Lushnjë, ka treguar prapaskenat e ngjarjes. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ajo u shpreh se ndjehet krenare për dhunën ndaj të moshuarës, madje shtoi se do ta bënte sërish nëse ndjehej e kërcënuar. 

Në rrëfimin e saj, ajo u shpreh se nuk kishte asnjë problem me Lume Zaçen (të moshuarën që dhunoi), por sulmi ishte një mesazh për mbesën e saj. 

“Nuk do e bëja një veprim kot, kisha arsye nga pas. Nuk ishte për para, se do ishte gjëja më e ndyrë. Kam pasur probleme ndaj Megit, mbesës së Lumes. I thashë Lumes pyet mbesën për këtë që të ndodhi sot. Këto ngjarje janë shumë të përballueshme për jetën time. Nuk jam penduar. Nuk është dhunë psikologjike, gjithsecili ka mendjen e vet. Edhe traumat që kam kaluar unë nga mbesa e saj nuk janë pak,”-tha ajo.

Thuajse një vit më parë, 18-vjeçarja u ndihmua nga i dashuri i saj Julian Kiptiu, me të cilin thotë se kishin “një lidhje misterioze” për të hyrë në banesë e për të grabitur sendet me vlerë, ndërsa të moshuarës i ka hedhur spraj lotësjellës, e ka dhunuar dhe mbyllur në dhomë. Fillimisht të dy u prangosën, por më pas ndaj të resë u vendos zbutja e masës së sigurisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristjana beqiri lume zace lushnje kristjana beqiri lume zace lushnje

Sondazh

Poll