Aktualitet

Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkën për “Open Balkan”

3 Nëntor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë

BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se ftesa për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjithë. Brnabiç u pyet nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me inciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

Zdravko Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi. Ata kanë një ftesë të hapur, si gjithë të tjerët.”- tha Brnabiç.

Çfarë është ‘Ballkani i Hapur’?

Nisma për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, që përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është nisur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në tetor 2019. emri “Mini Schengen” .  Nisma parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve. Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, Maqedonia e Veriut, nisma mori emrin “Ballkan i Hapur”.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë

Marrë nga Alo.rs

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni ana brnabic open ballkan open ballkan ne beograd zdravko krivokapić ana brnabic open ballkan open ballkan ne beograd zdravko krivokapić

Sondazh

Poll