Bota

Ish-kreu i FSK: Kam prova se Vuçiç dhe Vulin po krijojnë Serbinë e madhe

3 Nëntor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Ish-kreu i FSK: Kam prova se Vuçiç dhe Vulin po krijojnë

KOSOVË -Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) Kadri Kastrati është shprehur se ai zotëron informacione të cilat tregojnë qartë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme dhe qëllimi i gjithë kësaj sipas tij është që ata të jenë prezentë duke krijuar tensione siç po përpiqen të bëjnë edhe në Bosnjë e Herzegovinë, efektet e së cilës sipas tij do ndihen edhe në Kosovë.

“Prezenca ruse në Ballkan është shumë e qartë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që në veriun e Mitrovicës prezenca e njerëzve rusë nga Rusia dhe Serbia dhe kjo është e përditshme. Qëllimi i Rusisë dhe “Republika Srpska” është që të jetë prezente këtu [në veri] nëpërmjet tensioneve të ndryshme, e shohim edhe situatën në Bosnje ku kryetari i kësaj republike, Millorad Dodik, ka paralajmëruar se do të ngrit forcat e veta ushtarake dhe policore për mundësinë e shkëputjes nga federata boshnjake dhe kjo sipas meje do të ishte një zinxhir edhe tek veriu i Kosovës”, tha ai.

Kastrai ka thënë se destabilizmi i Bosnjës do reflektohej edhe në Kosovë dhe se qëllimi final i gjithë kësaj është krijimi i “Serbisë së Madhe”

“Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiqit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviç – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodhë një destabilizim në Bosnje automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë “Serbinë e Madhe”, deklaroi Kastrati.

Ish-komandanti  tha se qeveria  e Kosovës duhet të ketë prioritet FSK-në si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve më shumë se gjithçka tjetër.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic aleksander vulin ish-kreu i uçk kadri kastrati serbi e madhe aleksander vucic aleksander vulin ish-kreu i uçk kadri kastrati serbi e madhe

Sondazh

Poll