Bota

Të dhënat e reja për vrasjen e Kenndy ‘mbahen peng’ nga Biden

3 Nëntor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Të dhënat e reja për vrasjen e Kenndy ‘mbahen peng’

SHBA– Të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi se pati një vonesë të re lidhur me publikimin e të dhënash në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy prej situates pandemike. Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e vonesës së re mbi publikimin e plotë të këtyre të dhënave të vekjes së presidentit në Dallas më 22 nëntor 1963. Ngjarje kjo e ndodhur 58 vjet më parë.

Senatori i ndjerë Xhon Glen nga Ohajo, i periudhës së Kenedit, ishte autori i ligjit të vitit 1992. Ai përcaktonte ndër të tjera se “të gjitha të dhënat e qeverisë në lidhje me vrasjen duhet të bëhen publike” dhe se “vetëm në raste të rralla, ekziston ndonjë nevojë legjitime për mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave të tilla”.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë, e nënshkruar nga Presidenti Biden, nuk e bëri të qartë saktësisht se si koronavirusi kishte vonuar publikimin e të dhënave, të cilat duhet të publikohen në përputhje me një akt të Kongresit të vitit 1992, por tha se pandemia kishte një “Ndikim të rëndësishëm tek agjencitë” që duhet të konsultohen për redaktimet. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se materialet e klasifikuara nuk mund të shiheshin në distance.

Sipas The New York Times, në deklaratë u tha se Arkivat Kombëtare kërkonin kohë shtesë për të kryer kërkime dhe për të punuar me agjencitë, të cilat përfshijnë Departamentin e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Shtetit.

Vrasja e presidentit të 35-të, më 22 nëntor 1963, ende mban nën kontroll imagjinatën e publikut. Ajo ka qenë gjithashtu objekt i një rryme të pafund teorish konspirative.

Ligji i vitit 1992 i kërkonte qeverisë të bënte publike dokumentet e fundit të vrasjes së Kenedit deri më 26 tetor 2017, përveç rasteve kur presidenti në detyrë,Donald Trump vendosi ta ndalojë për arsye të sigurisë kombëtare.

Presidenti Biden tha se ishte dakord me rekomandimet që të dhënat të mos zbuloheshin publikisht deri në dhjetor 2022.

Shtyrja e vazhdueshme e përkohshme,” tha ai, “është e nevojshme për ta mbrojtur kundër dëmtimeve të identifikueshme të mbrojtjes ushtarake, operacioneve të inteligjencës, zbatimit të ligjit, ose sjelljes së marrëdhënieve me jashtë që është e një graviteti të tillë që tejkalon interesin publik në zbulimin e menjëhershëm.”

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden john f. kennedy shba joe biden john f. kennedy shba

Sondazh

Poll