Politike

‘Koleksioni’ nga Samiti! Rama ‘favorizon’ DiCaprion, ndan 2 foto

3 Nëntor 2021, 08:35 Nga DOSJA
‘Koleksioni’ nga Samiti! Rama ‘favorizon’ DiCaprion,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente me foto nga konferenca e OKB-së, në samitin për për ndryshimet klimatike COP-26 në Skoci. Nga fotot me aktorin e njohur botëror Leonardo DiCaprio e deri tek pamjet nga momenti i fjalimit të tij, Rama ka vendosur ti përmbledhë të gjitha në një fotoalbum.

‘FotoALBUMI i ditës’– shkruan ai në ‘Facebook’ teksa me aktorin e njohur ka ndarë 2 foto të tilla nga dy këndvështrime të ndryshme.

Konferenca e OKB-së mbi klimën në Glasgoë të Skocisë është sot në ditën e saj të tretë. Konferenca do të vijojë deri në 12 nëntor, ndërsa Rama ishte i pranishëm vetëm ditën e djeshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama ne samitin e klimes edi rama rama ne samitin e klimes

Sondazh

Poll