Politike

Ndryshimi mes Berishës së 2013 dhe ’21: Fle më pak dhe punoj më shumë

2 Nëntor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Ndryshimi mes Berishës së 2013 dhe ’21: Fle më pak dhe

KAVAJË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qëllimi kryesor i nisjës së Foltores, është rikonstruktimi i Partisë Demokratike, ku çdo anëtar të ketë liri të plotë për të marrë vendime. Gjatë Foltores në Kavajë, Berisha në lidhje me zgjedhjet në PD, tha se do të krijojnë kushte për një garë të pavarur dhe të lirë për çdo kandidat, ndërkohë që theksoi se do të marrë pjesë në këtë garë. Ai shtoi se ndryshimi i vetëm mes Berishës së vitit 2013 dhe Berishës së vitit 2021, është se fle më pak, lexon dhe  punon më shumë.

“Dua tu garantojë që qëllimi im thelemor që në këtë nisje është që PD të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, ku jo anëtarët dhe anëtaret e saj në liri të plotë të merrini vendimet tuaja për drejtuesit për statutin për forumet dhe për të gjitha problemet. Po nuk e rivendosëm këtë normë, po nuk i kthyem këto norma ne nuk e përmbushim misionin tonë. Lidhur më rikthimin, misioni ynë i përbashkët është të krijojmë kushtet e një garë të lirë dhe të pavarur, por ju sigurojë se unë nuk i shmangem asaj dhe i garantojë demokratët dhe demokratet që kurrë nuk do i zhgënjejë. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese, është e vërtet që unë rikthehem pas 8 vitesh, por nëse më pyesni çfarë ndryshimi ka Berisha e vitit 2013 dhe Berisha i vitit 2021, unë u them se fle më pak dhe lexoj më shumë, punoj më shumë. Ky është ndryshimi,” tha Berisha.

Berisha në fjalën e tij tregoi edhe një pjesëz bisede që kishte bërë me ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl në lidhje me një vendim pas rënies së murit të Berlinit.

“Për sa i përket, ajo që thash se do e rikthejmë PD-në në shtëpinë e lirisë, ajo nënkupton në thelb vendimet e lira. Nënkupton rikonstrukturimin e saj, duhet të jemi parti serioze. Por nëse ne shpallim se në kuvend kemi 7 mijë vetë, por kur salla më e madhe e vendit zë 4 mijë, skemi ku i fusim 7 mijë vetë. Nuk e harrojë kurrë kur Helmut Kohl më tha gjatë një dreke, isha në Kancelari mik: Kur ra muri i Berlinit, mendova se një pjesë e madhe e gjermanëve që kishin braktisur shtëpitë e tyre mund të kthehen, is kishin aty shtëpitë. Kur e shtrova këtë në kryesi, ajo ishte 19, më mbështeti vetëm 1 njëri, 17 ishin kundër, dhe nuk e shtrova më këtë problem. Këto janë forume, jo shto miell shto ujë,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Kamëz! Berisha nis takimin me demokratët në Pallatin e Kulturës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes flotorja per pd helmut kohl sali berisha sali berisha ne kamez aksioni i berishes flotorja per pd helmut kohl sali berisha sali berisha ne kamez

Sondazh

Poll