Politike

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi përplaset me socialisten: Di të numërosh, po na i vidhni

2 Nëntor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Komisioni i Ligjeve/ Bardhi përplaset me socialisten: Di të

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me relatoren e Komisionit të ligjeve Klotilda Bushka. Teksa po vijonte votimi i amendamentit të propozuar nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, për të cilin Boshka e rrëzoi duke thënë se 11 deputetë kanë votuar kundër. Ndërkohë që në këtë moment Bardhi e akuzoi Bushkën për manipulim të votave të socialistëve, pasi i kishte shtuar ao

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushkaj: Kush është dakord me propozimin e Alibeaj për ta hequr nenin? As ju nuk jeni dakord për propozimin e Alibeaj? Votoni pra, se prandaj e kemi të hapur?

Gazment Bardhi: Po kur flet ti na more mend!

Klotilda Bushkaj: Shtatë. Më shumë se ti merr mend ti o Gaz. Kush është kundër? 11 kundër bie ky propozim.

Gazment Bardhi: Bie? Si i numërove 11? Nuk ishim 11. I vidhni dhe votat sy më sy! S’ishin 11!

Klotilda Bushka: 11 pro kundër 4. Vazhdojmë me nenin 4.

Gazment Bardhi: Kryetare di të numërosh? Mos manipulo votat!

Klotilda Bushka: Unë numëroj duart që ngrini ju.

Gazment Bardhi: Jemi gjashtë këtu.

Klotilda Bushka: Unë numërova aq duar sa u ngritën. Ka dhe kamera këtu, Nëse s’e kishin mendjen, kijeni dhe votoni.

Gazment Bardhi: Mendjen e kemi ne!

Klotilda Bushka: Mos kini merak se nuk ua ha votën!

LAJM KRYESOR- Komisioni i Ligjeve, diskutohet projekligji ‘Për bashkëqeverisjen’

(I.A/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj gazment bardhi klotilda bushkaj komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj gazment bardhi klotilda bushkaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll